Prapa grilave - Ilustrim

Gjykata vendosi për mësuesin e dyshuar për abuzim seksual ndaj të miturës nga Drenasi

Mësuesi Sh. Xh., i dyshuar për abuzim seksual më nxënësen e mitur nga Drenasi pritet të qëndroj 30 ditë në paraburgim. Kjo pasi Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Sh. Xh. për shkak të veprave penale Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo dhe veprën penale Nxitja e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë.

Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit Sh. Xh. i është caktuar masa e paraburgimit prej datës 07.02.2019 deri me datë 07.03.2019.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Sh. Xh. duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka keqpërdorur pozitën, autoritetin dhe profesionin e tij si mësimdhënës. Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është përmbushur kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika 1.2.2. të KPRK-së pasi që i pandehuri Sh. Xh. mund të ndikoj në dëshmitarë, po ashtu është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par.1 nënpar.1.2 pika  1.2.3. të KPRK-së”, bën të ditur Gjykata Themelore e Prishtinës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

https://kallxo.com/dyshimet-per-abuzimin-e-16-vjecares-nga-drenasi-mesuesi-dhe-doktori-sot-dalin-para-gjykates/

 

https://kallxo.com/skandali-i-heshtjes-se-ngacmimeve-seksuale-te-nxeneseve-ne-gjakove/

https://kallxo.com/fillon-protesta-ne-drenas-per-rastine-16-vjecares/

 

https://kallxo.com/paraburgim-ndaj-policit-te-dyshuar-per-dhunim-dhe-ngacmim-seksual/

 

 

.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!