Ilustrim

Skandali i arratisjes nga QKUK-ja, i burgosuri kërceu nga kati i dytë

Një i burgosur për veprën penale vjedhje është arratisur nga QKUK-ja gjatë ditës së djeshme.

I njëjti ishte shtruar në QKUK si pasojë e një problemi me kraharor.

Sipas burimeve të KALLXO.com i njëjti kishte kërcyer nga kati i dytë i repartit ku po qëndronte.

I arratisuri ka qenë duke vuajtur dënim për vjedhje.

Dy gardianët të cilët kanë qenë në ruajtje të tij janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.

https://kallxo.com/skandal-i-ri-i-burgosuri-arratiset-nga-qkuk-ja/

.