FOTO:Shërbimi Korrektues i Kosovës/Facebook.

Gjatë dërgimit në Gjykatë arratiset i burgosuri, tre zyrtarë pezullohen nga puna

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot gjatë përcjelljes për në Gjykatën në Malishevë, një i burgosur është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej.

Sipas SHKK-së, G.K është i akuzuar për lëndim të lehtë trupor.

SHKK njofton se menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosovës, gjykatën kompetente dhe ka formuar komision hetimor për rrethanat e arratisjes.

Ndaj tre zyrtarëve që kanë qenë në përcjellje është iniciuar procedura disiplinore dhe të njëjtit me vendim të komisionit disiplinor janë pezulluar nga puna.