Një sallë gjykimi | Foto: KALLXO.com

Shtyrja e Tretë e Gjykimit të Zyrtarëve të AKP-së

Për të tretën herë është shtyrë seanca e gjykimit të zyrtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Fevzi Hajdari e Taulant Tahirsylaj që akuzohen për keqpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti.

Këtë herë seanca nuk u zhvillua ngase mungoi kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra për të cilin u tha se ndodhej në një trajnim.

Dy seanca të këtij gjykimi u shtynë edhe gjatë qershorit për mungesë të prokurores Dulina Hamiti.

http://kallxo.com/shtyhet-seanca-e-korrupsionit-nga-papergatitja-e-prokurores/

Fevzi Hajdari dhe Taulant Tahirsylaj të dy zyrtarë të AKP-së po akuzohen për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, Hajdari dhe Tahirsylaj si persona zyrtarë në AKP me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për ta shlyer borxhin në Administratën Tatimore të Kosovës prej 517 mijë eurove për pronën që dëshironte ta regjistronte Ramush Misini, keqpërdorën detyrën duke ia kërkuar atij 20 mijë euro.

Ramush MIsini kur dëshmoi në këtë proces gjyqësor tregoi se si iu kërkuan paratë nga zyrtarët e akuzuar të AKP-së.

http://kallxo.com/deshmitari-kerkuan-20-mije-euro-per-regjistrim-te-prones/

Ndërsa Fevzi Hajdari, njëri nga zyrtarët e akuzuar të AKP-së procesin gjyqësor ndaj tij e cilësoi komplot.

http://kallxo.com/zyrtari-akp-se-gjendem-ne-gjykate-nga-komploti-ndaj-meje/