Shtyhet seanca për dialogun

Seanca e jashtëzakonshme e paralajmëruar të filloj në orën 14 është shtyë për në orën 16:30.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli nuk tregoi saktë arsyet për këtë shtyrje.

“Për shkak të arsyeve objektive që disa nga këtu i dijnë, seanca do të vazhdoj prej orës 16:30”, tha Veseli.

Në orën 14 ishte paraparë mbahet seanca e jashtëzakonshme e kuvendit në lidhje me projekt-rezolutën e propozuar nga ana e koalicionit qeverisës PAN dhe PSD-së, për dialogun me Serbinë dhe themelimin e grupit negociator për dialog.

Mëngjesin e sotëm kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen ku edhe u caktua mbajtja e seancës së jashtëzakonshme. Lëvizja vetëvendosje nuk mori pjesë në mbledhje, duke bërë kështu që të injoroj kërkesë e PAN-it dhe PSD-së.

https://kallxo.com/vonohet-seanca-per-dialogun-vetem-10-deputete-ne-salle/