Pamje nga një seancë e kaluar e gjykimit

Kallxo 360 Shtyhet Seanca Ndaj Anëtarëve të VV-së

Seanca gjyqësore ndaj anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për dëmtimin e veturave të Misionit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), është shtyrë sot për shkak se numri më i madh i të akuzuarve nuk i janë përgjigjur thirrjes së Gjykatës.

Thirrjes nuk i janë përgjigjur as Glauk Konjufca, Xhelal Sveçla, Dardan Molliqaj, Naser Shatri, e të tjerë.

Në seancë ishin vetëm 5 nga të akuzuarit.

I akuzuari Bujar Voca kërkoi nga gjykatësi Vesel Ismajli që të ndërpritet masa e paraburgimit ndaj kolegut të tij Ramadan Deliu.

“Pse nuk po i ndërpritet paraburgimi Ramadanit? Çka është duke ndodhur kështu? Herë na ndërpritet paraburgimi e herë arrestohem. Çka është kjo kështu?”, ka pyetur i akuzuari Voca.

Ky gjykim është shtyrë disa herë për shkak se të akuzuarit kanë refuzuar të paraqiten.

Aktakuza lidhet me aksionin e Lëvizjes “Vetëvendosje” të 25 gushtit 2009 kur në parkingun e EULEX-it afër stadiumit të Prishtinës grupi i të akuzuarve me mjete të ndryshme dëmtuan dhe kthyen përmbys makinat e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit.

Seanca e radhës u vendos të mbahet më 18 maj 2016.

http://kallxo.com/13-aktiviste-te-vv-se-ne-gjykim/