Shtëpi e shkatërruar në fshatin Qyshk. Foto kortezi e gjykates suedeze.

Shtyhet Përsëri në Beograd Gjyqi për Masakrat e Pejës

Seanca e ditës së hënë në Gjykatën Speciale të Beogradit shtyhet sepse dy dëshmitarët shqiptarë të Kosovës nuk u paraqitën të dëshmonin pasi misioni i sundimit të ligjit të BE-së në Kosovë, EULEX, nuk mund të garantonte siguri për udhëtimin e tyre drejt kryeqytetit serb, tha kryetari i trupit gjykues.

“Ata nuk u paraqitën sot, duke qenë se për shkak arsyesh teknike EULEX nuk mund të garantonte shpurë për dëshmitarët,” tha në gjykatë kryetari i trupit gjykues Vladimir Duruz.

Duruz e programoi seancën e ardhshme për më 17 dhe 18 tetor.

Kjo është hera e dytë që gjyqi shtyhet pasi dëshmitarët shqiptarë nuk paraqiten në gjykatë.

Në seancën e fundit dëgjimore në korrik, dy të mbijetuar kyç të sulmeve refuzuan të dëshmonin, duke pretenduar se ishin tradhtuar nga gjykata serbe, e cila ata thanë se s’mund të vinte drejtësi për këtë çështje.

Miniç, ‘Komandanti i Vdekjes’

Ata thanë se nuk donin të merrnin më pjesë në atë që ata e quajtën një “gjyq farsë”.

Të pandehurit, ish-anëtarë të Skuadrës së 177 të Ndërhyrjes të Ushtrisë Jugosllave, fillimisht u dënuan për vrasjen e të paktën 118 shqiptarëve të Kosovës në katër fshatra në Kosovë rreth qytetit të Pejës në prill dhe maj 1999.

Burrat u dënuan me një total prej 106 vitesh burg, por gjykata e apelit në Serbi e rrëzoi vendimin në shkurt të vitit të kaluar.

Çështja tani po rigjykohet, por seancat gjyqësore janë shoqëruar me vonesa dhe probleme ligjore.

Besimi i të mbijetuarve shqiptarë të Kosovës te sistemi ligjor serb ra në mënyrë të ndjeshme vitin e kaluar pasi autoritetet e Beogradit vendosën të mos lejonin prezantimin e viktimave në gjykatë nga avokatë nga Kosova.

http://kallxo.com/luftetari-serb-pershkruan-shfarosjen-e-fshatareve-shqiptare-ne-kosove/

Ndalimi u vendos sepse avokatët nga Kosova nuk janë anëtarë të dhomës serbe të avokatëve.

Lëvizja erdhi pasi misioni i sundimit të ligjit të BE-së në Kosovë nuk i lejoi avokatët serbë të mbronin serbët para gjykatave të Kosovës, sepse ata nuk janë anëtarë të dhomave kosovare.

Si rezultat, disa gjyqe krimesh lufte janë vonuar, ndërsa viktimat kanë hezituar të marrin pjesë në seanca dëgjimore.

Çështja e Pejës konsiderohet si një nga më të mëdhatë ndonjëherë në lidhje me krimet e luftës në Kosovë në gjykatat e Beogradit, me seanca dëgjimore dhe gjyq fillestar që zgjati për katër vjet.

Në gusht të vitit 2014, prokuroria serbe për krime lufte nisi një hetim ndaj Dragan Zivanoviç, ish-komandant i Brigadës 125 të Ushtrisë Jugosllave, për akuzën se s’kishte bërë asgjë për të parandaluar vrasjet e shqiptarëve dhe shkatërrimin e shtëpive dhe pronave në katër fshatrat.

Deri më tani, nuk është ngritur asnjë padi.

Sulmet në katër fshatrat dhe përpjekjet e pasuara për të mbuluar krimin janë pasqyruar në një dokumentar të realizuar nga BIRN të titulluar “Të Paidentifikuarit”.

http://kallxo.com/jeta-ne-kosove-shfaqi-filmin-per-masakrat-ne-lubeniq-qyshk-zahaq-e-pavlan/