Pamje pas stuhisë në vendet europiane- Foto: Rtv21

Shtatë të Vdekur nga Stuhia në Europë

Kaos në komunikacion, metro-alarm i kuq në tërë kontinentin.

Së paku shtatë persona kanë humbur jetën nga stuhia e sotme që goditi Holandën, Belgjikën, Gjermaninë dhe shtetet e tjera europiane.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në Gjermani, ku së paku tre persona kanë humbur jetën, pasi era e fuqishme shkuli lisat, pullaze dhe nxori shumë kamionë nga rruga.

Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në shtete tjera europiane, ku pamjet e transmetuara tregojnë se stuhia ishte shumë e fuqishme, duke lënë prapa shumë shkatërrime/21 Media.