Shitja në tezga ka shënuar rritje por jo edhe punësim | Foto: KALLXO.com

Shqipëria Humb Ndeshjen e Parë

Golin e shënoi mbrojtësi zviceran Schar në minutat e parë të ndeshjes.

Më pas gjërat për Shqipërinë u përkeqësuan, kur kapiteni Lorik Cana u përjashtua në minutën e 36-të për shkak të dy kartonëve të verdhë.

Shqipëria i pati dy raste të qindpërqindta, nga një në secilën pjesë.

Në pjesën e parë ballë për ballë me portierin Sommer huqi Armando Sadikaj, ndërsa në pjesën e dytë në pozitë të ngjashme u ndodh por nuk shënoi as Gashi.

Edhe Zvicra i pati rastet e saj, por portieri Berisha disa herë shpëtoi portën. Për Zvicrën u paraqitën pesë futbollistë shqiptarë.

Shqipëria ndeshjen e radhës në kampionat e luan kundër Francës më 15 qershor.

KALLXO.com për ndeshjen intervistoi sot qytetarët e Prishtinës dhe shumica prej tyre shpresonin fitoren.

http://kallxo.com/prishtina-pret-fitore-kuqezi/

Ndeshjen e sotme e ndoqën direkt në Lens të Francës Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

http://kallxo.com/thaci-ne-france-per-shqiperi-zvicer/