Shpend Ahmeti 'kërcënon' taksitë ilegalë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka shkruar në rrjetin social ‘Facebook’, se gjobitja e taksive ilegalë do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

Sipas tij aksioni i inspektorëve do të vazhdojë deri në ‘normalizimin e situatës’.

“Qe disa ditë, inspeksioni bashkë me Policinë e Kosovës është në aksion intensiv për të ndalur taksitë ilegalë. Sot në disa pika statike dhe lëvizëse për ta lehtësuar komunikacionin. Aksioni do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërsa drejtori i ri i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës Adonis Tahiri, ka shkruar se janë të angazhuar pesë ekipe në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

“Angazhimi maksimal i Inspektorëve të Rendit Komunal dhe i Policisë së Kosovës, po bën që të krijohen kushte pune për Trafikun Urban. Pesë ekipe të angazhuara të pjesë të ndryshme të qytetit, për t’i ndaluar taksistët ilegalë”, ka shkruar Tahiri.