Shkrimtari Basri Çapriqi kujtohet në një vjetorin e vdekjes

Pen- Qendra e Kosovës ka organizuar sot në Teatrin Kombëtar një homazh poetik për të kujtuar shkrimtarin Basri Çapriqin në një vjetorin e vdekjes së tij.

Duke ‘prishur’ traditën e eventeve të tilla përkujtimore, gjatë këtij  homazh nuk ka pasur  fjalime,  kumtesa apo vlerësim për Çapriqin dhe krijimtarinë e tij.

Kësaj radhe Çapriqi është kujtuar përmes poezive të tij, deklamimin e të cilave e bënë aktorë profesionistë.

Pasi, sipas Pen-Qendrës së Kosovës asnjë kumtesë apo fjalim nuk mund të na jap të plotë portretin e këtij poeti të veçantë më shumë se sa vetë poezia e tij.

Përveç poezive të Çapriqit të cilat janë lexuar nga Teuta Krasniqi, Rozi Kryeziu, Shpëtim Selmani dhe Faris Berisha, gjatë këtij homazhi përkujtimor janë lexuar edhe dy poezi kushtuar Çapriqit shkruar nga Sali Bashota dhe Milazim Krasniqi.

Basri Çapriqi, poet, e studiues i letërsisë, ishte profesor i rregullt në Fakultetin e Filologjisë në UP, ndërsa për disa vite drejtoi edhe Pen- Qendrën në Prishtinë. Ai vdiq në janar të viti të kaluar në Prishtinës.