Shkollës në Ferizaj i Vidhen Kamerat e Sigurisë

 

Një vjedhje jo e zakontë kishte ndodhur disa ditë para zgjedhjeve në shkollën fillore “ Tefik çanga “ në Ferizaj. KALLXO.com mëson se kamerat e sigurisë së shkollës  dhe disa pajisje të tjera ishin vjedhur nga kjo shkollë përderisa hajnat ishin kujdesur mos të lënë gjurmë

Këtë e ka konfirmuar ish-drejtoresha e kësaj shkolle znj. Ganimete Konjufca që në kohën kur kjo vjedhje ka ndodhur ishte ende në pozitën e drejtoreshës në këtë shkollë.

Në një komunikim me  KALLXO.com Konjufca ka pranuar se ka ndodhur një vjedhje dhe që janë dëmtuar kamerat e sigurisë por sipas saj  pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve ato janë zëvendësuar me kamera të reja.

“ Kamerat , një lap-top dhe një ekran janë vjedhur rreth një javë para zgjedhjeve , menjëherë është njoftuar policia për rastin . Tre ditë para zgjedhjeve janë vendosë kamerat e reja në shkollë gjithashtu një kamerë është vendosë në oborrin e shkollës , të gjitha këto kanë qenë funksionale në kohën e zgjedhjeve “ ka thënë Konjufca .