Ferizaj

Shkel urdhërin mbrojtës, Prokuroria kërkon paraburgimin

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, sot, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, për caktim të masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.B., i cili gjendet në ndalim prej datës 18.12.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se më datën 18.12.2018 ka kryer veprën penale “Shkelja e urdhërave mbrojtës nga neni 25 par.1 të Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, konsideron se kërkesa është e arsyetuar dhe e bazuar në ligj.