Foto: Ilustrim

Shkel Fëmijën me Traktor

Një rast tragjik ka ndodhur në Mamushë të hënën paradite. Policia ka njoftuar se një burrë i komunitetit turk derisa ishte duke punuar në arë me traktor kishte me vete një fëmijë 5-vjeçar, i cili ka rënë para traktorit që ishte në lëvizje e sipër.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit, ku edhe ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia nuk ka dhënë informacione të tjera në lidhje me këtë rast tragjik.