Shfaqja ‘Tri gra dhe Misugi’ jepet sot në Teatrin e Qytetit në Gjilan

Shfaqja tiranase “Tri Gra dhe Misugi” jepet sot, duke filluar nga ora 20:00 në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Shfaqja është dramatizim i novelës “Çiftja” të shkrimtarit japonez Yasushi Inoue, dhe në thelb të  dramës janë tri letra dërguar Misugit, një burri, që gjendet në mes të një trekëndëshi tragjik dashurie.

E vendosur në kontekstin e ditëve të sotme, me tre personazhe: aktorja, regjisori dhe asistentja, pjesa zbërthehet me të njëjtën strukturë të shtresëzuar dhe me ngjyrimin dhe shijen e Orientit të largët.

Dramatizimi Anxhela Çikopano e Suela Bako, skena, kostumet dhe poster design Laedia Hajdari, lighting designer Edi Dingu, nideo dhe foto nga Gert Izeti.

Ndërkaq aktrojnë Suela Bako Romir Zalla Anila Mucaj, dhe në violinë Elona Islamaj.