Shfaqja 'Tenda' jepet nesër në Teatrin 'Muharrem Qena' në Mitrovicë

Shfaqja “Tenda” me skenar të Blerim Zhitisë dhe regji të Agron Gërguri jepet nesër, më 18 prill 2019, në ora 19:00, në Teatrin “Muharrem Qena” të Qytetit të Mitrovicës.

Shfaqja ‘Tenda” është produksioni i Teatrit “Avdush Hasani” të qytetit të Podujevës dhe në Mitrovicë jepet si shfaqje mysafire, në kuadër të marrëveshjes së teatrove profesioniste të qyteteve të Kosovës për shkëmbimin e produkioneve teatrore.

Shfaqja trajton problemet e pas luftës në shoqërinë kosovare të traumatizuar dhe përpjekjet e saj për të organizuar jenë në tokën e djegur nga lufta.

Pas luftës dy vëllezër jetojnë në tenda dhe i treti është në trajtim neuropsikiatrik. Dy të parët kanë filluar përpjekjet për ndërtimin e shtëpisë së re, në gërmadhat e së vjetrës, por diç nuk shkon.

Në shfaqje luajnë: Mehmet Zeneli, Ramë Oraca, Sabit Zeneli,  Gani Hamza, Besnike Arifi, Blendi Nazifi.