Shfaqja ‘Destur – Blasfemi e ëmbël’ jepet sot reprizë në TKK-në

Teatri Kombëtar i Kosovës do të shfaqë sot në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00 reprizën e shfaqjes “Destur- Blasfemi e ëmbël” me regji dhe dramatizim të Zana Hoxha- Krasniqit.

Shfaqja e përgatitur mbi tekstin e Musa Ramadanit dhe të Elif Shafak sjellë në skenën e TKK-së historinë e poetit të famshëm, Mevlana Rumi.

Përmes kësaj historie të ndodhur në shekullin e 13-të trajtohen interpretimet e ndryshme të fesë dhe dashurisë si dhe konfliktet që ngrihen mes intelektit akademik dhe mençurisë së pastër.

Në shfaqje luajnë Çun Lajçi, Shkëlzen Veseli, Armend Ismajli, Edlir Gashi, May-linda Kosumoviç, Semira Latifi, etj.