Kërcënohet përmes Facebookut aktori Çun Lajçi

Aktori Çun Laçi ka marrë mesazh kërcënues përmes rrjetit social Facebook. Ka qenë vet Lajçi, i cili e ka bërë publike kërcënimin e marrë në llogarinë e tij në Facebook.

Por, thotë se Lajçi nuk e ka marrë fare seriozisht këtë kërcënim.

Në një prononcim për KALLXO.com ai ka thënë se madje nuk e ka denoncuar atë në polici.

“Për Zotin nuk e marrë hiq seriozisht atë kërcenim. Po çka ka me më vra mua kush? As nuk e kam denoncu rastin në polici, por veç e ka postu ashtu e kam than “këqyreni kush do me më vra”, çfarë budallakie paska. Për këtë arsye e kam postu në profil. Nuk e marrë seriozisht kërcënimin, nuk kam pse  t’i tutem kujt, se sen ne këtë botë s’ kam ba”, ka thënë Lajçi për KALLXO.com, i cili gjatë ditës qëndroi në Gjilan për t’i shitur librat e tij.

Një person ka dërguar një kërcënim në Facebookun e Lajçit, ku e kërcënon për “rolet në filma serbë”. “Qka po te doket vetja ty te shesish libra kurse ne ne gjdo film flet ma shume serbisht se sa shqip….por ato libra të dua inshalla sja shoh evladit tim kurrë ne dore se vi e të vras”, shkruhet në mesazhin kërcënues të cilin e ka botuar Lajçi në profilin e tij.

Ja postimi i plotë i Lajçit: