
Ballina e romanit 'Kopilani'. Foto: Kallxo.com
‘Kopilani’ romani i ri i Çun Lajçit
03.3.2021 - 16:23
Aktori i njohur Çun Lajçi, ditë më parë ka nxjerrë nga shtypi romanin e tij më të ri, “Kopilani”.
Romani ka për subjekt shitësin, Çunin, i cili me një valixhe përplot romane të tija, endet nëpër qytete shqiptare për t’i shitur ato.
I shkruar në një kohë mjaft të veçantë, romani sjell një tematikë mjaft interesante, rrethanat e krijuara nga pandemia, simbolikisht flet për anomalitë e korrupsionin që ka përfshirë shoqërinë shqiptare në dekadat e fundit.
Ndër të tjerash romani sjell edhe përvojën e autorit gjatë udhëtimit të tij në qytetet shqiptare për të shitur librat e tij.
Deri më sot Lajçi ka botuar disa vepra letrare.