Bilall Sherifi - Foto: Atdhe Mulla

Sherifi: Ligji për Sponzorizime në Sport zhvillon edhe sportet më të vogla

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha kjo parti e përkrahë Ligjin për Tatimin në të Hyra të Korporatave i cili ndërlidhet dhe mundëson zbatimin e Ligjit për Sponzorizime në Sport.

Sherifi tha se Nisma e mbështet pasi që me këtë do të ndalet monopolizimi.

“Gjithmonë qeveritë janë kundër dhe kanë dëshirë me i monopolizuar sponzorizimet, subvencionet sepse përmes kësaj rruge sigurojnë të jenë njerëzit të cilët janë fytyra e parë që i takojnë sportistët. I detyrojnë sportistët dhe njerëzit e kulturës që t’i duan ata, sepse ata janë që po u japin para. Jemi në një moment që këtë mundësi do të ja heqim nga dora dhe kjo është gjë e mirë”, tha Sherifi.

Tutje ai shtoi se me këtë ligj mundësohet që sporti të zhvillohet më tej.

“Nëse deri më tani nuk kemi mundur t’i ndihmojmë tani është koha që ta lejojmë sponzorizimin  pse jo edhe në këtë formë, 30 milionë janë një pikë ujë në deti për sportin që të zhvillohet në përmasat që ne synojmë ta ngrisim”, tha Sherifi.