Ministri Arban Abrashi, Foto: Facebook

Sërish Sulmohet me Vezë Ministri Abrashi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, është sulmuar me vezë sot rreth 10:30. Përgjegjësinë për këtë akt e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas LVV-së, ministri Abrashi, sikurse i tërë kabineti qeveritar, është përgjegjës për situatën në të cilën gjendet Kosova.

“Qeveria, zëdhënës i së cilës është Abrashi, e ka shkelur Kushtetutën, vetëm e vetëm që t’i realizojë projektet e Serbisë në Kosovë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

I pyetur nga KALLXO.com lidhur me sulmin, ministri Abrashi këtë veprim të aktivistëve të LVV-së e cilësoi “punë koti” dhe tha se nuk e di nëse do të reagojë apo jo.

“S’po di a me reagu a mos me reagu, se punë koti allahile, humbje kohe”, ka thënë ai.

http://kallxo.com/zgjerohet-shenjestra-e-vetevendosjes-me-veze-sulmohen-selimi-e-abrashi/

Kjo nuk është hera e parë që sulmohet në këtë mënyrë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Arban Abrashi ishte sulmuar nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje edhe më 14 tetor të vitit të kaluar me arsyetimin se ai ishte një nga politikanët qe po ia prishin jetën dhe rehatinë qytetarëve, që po e ndajnë dhe po e defunksionalizojnë shtetin.