Dardan Sejdiu | Foto: KALLXO.com

Sejdiu thotë se as qeveria e as opozita nuk i kanë numrat

Dardan Sejdiu nga Grupi i Deputetëve të Pavarur pas tryezës së organizuar nga LDK-ja tha se takimet do të vazhdojnë.

“Duhet të mirëmbahet dakordimi në diskutimet qe ndodhin më pastaj. Unë jam i bindur që këto takime të vazhdojnë”, tha Sejdiu.

Ai konstatoi se as qeveria, e as opozita nuk i kanë numrat.

“Kemi telashe, kemi qeveri që si ka numrat me nejtë ne qeveri edhe s’kemi opozitë që i ka numrat me çu vendin në zgjedhje”, tha Sejdiu.

Ai deklaroi se në tryezë u diskutuan temat e mëdha.

“U diskutuan qëndrimet e subjekteve mbi temat që po konsiderohen të mëdha. Unë shpërfaqa që ndër temat kryesore që duhet diskutuar është ekonomia shtetërore”, tha Sejdiu.