FOTO KUVENDI I KOSOVES

Seanca për dialogun sot në orën 14

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme sipas  “kërkesës së 42 deputetëve  për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Kështu u vendos në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu e konsideroi këtë një lajm të mirë duke e quajtur nismën e PSD-së të kahmotshme.

Sotnë mbledhje të kryesisë u vendos qe të procedohet seanca e jashtëzakonshme që mbahet në orën 2. PSD që nga korriku po tentoj që të bëj Kuvendin që vendos për rrugën përpara, gjithashtu Kuvendi duhet të jetë ai që duhet të drejtoëj dialogun me Serbinë”, tha Sejdiu.

Grupi Parlamentar i LDK-së në anën tjetër është deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këtë seancë.

Sipas Sejdiut, LDK po përdor këtë qëndrim në mungesë të argumenteve.

“Kjo është gjuha që e përdorin prej 9 majit në mungesë të një argumenti, rruga që kanë zgjedhur siç duket është që të sulmojnë. Me ketë rezolutë me këtë ligj opozita ka mundësi për bllokim të të gjitha projektligjeve që janë në dëmtim të këtij vendi”, tha Sejdiu.

https://kallxo.com/ldk-nuk-merr-pjese-ne-seancen-per-dialog/