SBASHK: Nxënësit të Mos Nisen në Shkollë Gjatë Grevës
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës (SBASHK), ka bërë thirrje që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të mos vijnë në shkollë për orën e parë nesër.
Kjo pasiqë kjo sindikatë ka shpallë grevë të përgjithshme për orët e para të të dy ndrrimeve me datën 14 shkurt.
Greva po fillon pas pakënaqësive të kësaj sindikate për mospërmbushjen e kërkesave të tyre nga qeveria.
Përmes një njoftimi SBASHK ka dhënë udhëzime se kur nxënësit duhet të vijnë në shkollë këto ditë.
” Më 14 shkurt nxënësit mos të jenë në shkollë në orën e parë në të dy ndërrimet. Ata le të jenë në vatrat e tyre të diturisë në kohën e duhur për të nisur orën e dytë. Nëse gjendja nuk ndryshon , atëherë ju lusim që edhe të martën, më 20 shkurt nxënësit mos të jenë në shkolla në dy orët e para të të dy ndërrimeve, por të shkojnë me kohë për të nisur mësimin në orën e tretë.”, thuhet në njoftim.
Ata sërish kanë bërë thirrje për përmbushjen e kërkesave dhe kanë kërkuar përkrahje nga prindërit në këtë nismë.
“Qeveria borxhin ndaj punëtorëve të arsimit që me mund e sakrifica mbajtën gjallë arsimin shqip duke kundërshtuar fuqishëm me shkumësa, libra e me zemër, tendencën e pushtuesit serb për zhdukjen e arsimit dhe kulturës shqipe gjatë viteve të okupimit. Prindër dhe nxënës të nderuar na përkrahini në këtë përpjekje tonën për hir të respektit për mësimdhënësit e asaj kohe”, thuhet tutje në njoftim.
http://kallxo.com/sbashk-nje-ore-greve-14-shkurt/