SBAShK : Nuk do të ishim kundër kthimit të Ligjit për Paga në pikën zero
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka komentuar pakënaqësinë e një grupi mësimdhënësish me koeficientin që i është ofruar me Ligjin për Paga.
Ata përmes një komunikate thanë se SBAShK-u nuk ka bërë kërkesë në Presidencë për mosdekretim të Ligjit të pagave.
Megjithatë sipas tyre “nëse Presidenti i Kosovës nuk e dekreton Ligjin e pagave SBAShK-u nuk do të jetë kundër pasi që edhe gjatë grevës një prej opsioneve të SBAShK-ut ishte edhe tërheqja e Projektligjit të pagave dhe kthimi i tij në Qeveri”.
Sipas tyre në këtë mënyrë a do të ulen instuticionet, sindikatat dhe punëtorët dhe do ta bëjnë një Ligje të ri të pagave ku mësimdhënësit do ti rangonte në vend meritor dhe do të ishte një ligj i pagave i pranueshëm nga të gjithë sektorët publikë.
Vjollca Shala, nënkryetare e SBAShK për KALLXO.com tregoi se janë shfaqur pakënaqësi tek mësimdhënësit e arsimit fillor lidhur me koeficientin e tyre pasi ata kanë koeficientin për 0.15 më të vogël se arsimi i mesëm i ulët.
Shala tha se këta mësimdhënës do duhej të respektonin hierarkinë e SBAShK-ut për të bërë një kërkesë lidhur me zgjidhjen e këtij problemi.
SBAShK ka bërë të ditur se nëse mësimdhënësit e Arsimit fillor bëjnë kërkesë për mosdekretim të Ligjit ne prapë nuk jemi kundër.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me Blerim Mehmetin, Kryetar i Sindikatës për Arsim Fillor por i njëjti nuk ka qenë i gatshëm për përgjigje të menjëhershme.
Mësimdhënësit në Kosovë kishin mbajtur grevë për rreth dy javë për shkak të pakënaqësive me Ligjin për Paga.
https://kallxo.com/nxenesit-pas-tre-javesh-sot-i-kthehen-mesimit-ne-shkolla/