PROTESTA E SBASHK-UT

SBAShK kërkon përkrahje nga MASHT në kundërshtimin e  ligjit për paga

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka reaguar ndaj asaj që e quajtën heshtje të Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive të Arsimit, ndaj kërkesave sindikale të mësimdhënësve.

“Ata më shumë pëlqejnë heshtjen dhe të bërit sehir  kur SBASHK-u zhvillon angazhime dhe paralajmëron  për veprime sindikale e pastaj dalin dhe shprehen se kërkesat e SBASHK-ut janë  legjitime, por se MASHT e DKA-të   janë  kundër grevave.  Një deklarim të njëjtë e kanë edhe Këshilli i prindërve dhe një pjesë e shoqërisë civile, që kërkojnë nga SBASHK të mos shkohet në greva , por të zgjidhen mundësi tjera për të cilat do ta kenë përkrahjen”, thuhet në njoftimin e SBAShK

Ata sërish paralajmëruan se nëse nuk dëgjohen kërkesat e tyre për kthimin mbrapa të projektligjit për paga që u miratua në qeveri ndërsa SBAShK e konsideron se i kanë degraduar punëtorët e arsimit.

“Qeveria të hënën heshti  ndaj kërkesave  që SBASHK-ut i ngriti në protestën e së shtunës , por nuk e thanë një fjalë  e as nuk e bën  më të voglin angazhim  as MASHT, as DKA-të e as Këshilli i Prindërve.  Ata nuk duhet të heshtin po ta ngritin zërin bashkë me SBASHK-un në mënyrë që  në kohën e mbetur të zgjidhet kjo çështje me takime e dialog. Në të kundërtën  SBASHK-u do ta dëgjojë zërin e të punësuarve në arsim e kulturë dhe  do të shkojë në veprime të tjera sindikale e që nënkuptojnë edhe grevën  e përgjithshme që do të paralizojë tërë sistemin arsimor dhe atë të kulturës”, përfundon njoftimi.