Rrustem Mustafa: Po shkoj në Hagë të përgjigjem për pretendimet e Dick Martyt

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka arritur në Aeroportin e Prishtinës, prej ku do të niset për në Hagë për t’u intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Para mediave, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, tha se po i përgjigjet thirrjes nga Gjykata Speciale për pretendimet e Dick Martyt.

“Unë po shkoj në cilësinë e të intervistuarit, normalisht jam dëshmitar i dyshuar”, tha Rrustem Mustafa.

Komandant Remi tha se ndihet i pafajshëm.

“Ftesat janë shumë normale pas propagandës dhe raportit të Dick Martyt. Janë ftesa që duhet të mbyllen dhe ne jemi të hapur”, tha ai.

Rrustem Mustafa tha se është vizituar sot nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe se edhe me presidentin Thaçi ka qenë në kontakt.

Sot, për në Hagë është nisur edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku.

https://kallxo.com/lushtaku-nuk-e-di-ne-cfare-cilesie-do-te-intervistohem-ne-hage/

Siç tregoi avokati Arianit Koci, nesër në Hagë do të intervistohet Rrustem Mustafa, kurse më 16 janar Sami Lushtaku.

https://kallxo.com/shtyhet-dita-e-intervistimit-te-sami-lushtakut-ne-hage/

www.kallxo.com