Sulm/ Ilustrim

Rrihet dhe kidnapohet burri nga Fushë Kosova

Tre burra janë arrestuar nën dyshimet se kishin sulmuar një burrë tjetër në Fushë Kosovë.

Kjo për shkak se të enjten rreth orës 22, këta të tre kishin sulmuar viktimën derisa kishte qenë në kafiteri, me dhunë e kishin futur në veturën e tyre dhe ishin larguar.

Viktima është paraqitur në stacion policor me lëndime trupore ku i është ofruar ndihma mjekësore.

Sipas tij me të dyshuarit kishte pas një mosmarrëveshje për një borgj.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje.