Fushë-Kosova mbetet pa furnizim me ujë për shkak të reshjeve të dendura të shiut

Për shkak të reshjeve të dendura atmosferike, Fushë-Kosova do të mbetet pa furnizim me ujë nga ora 10:00.

Si pasojë e kësaj, pa ujë ka mbetur edhe lagjia Kalabria një pjesë dhe Zona industriale.

Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujërave KRU ”Prishtina”, për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit, bëhet e pamundur trajtimi i e ujit në Shkabaj.

“Ju njoftojmë se për shkak të  turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit (NTU  është mbi 90) si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj,  sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në  Impiant. Si pasojë e mos kryerjes së punëve nga NH  Ibër Lepenc në kanal, zotim për të cilin kishin marrë edhe me tarifë më të lartë nga ARRU, po të njëjtit nuk kanë mbajtur konfirmimet kontraktuale”- thuhet në njoftim.

KRU “Prishtina”, bën të ditur se Fushë Kosova do të mbetet pa furnizim me ujë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë, përderisa edhe komuna e Drenasit do të ketë çrregullime të furnizimit me ujë.

“Si pasojë e kësaj, Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë e në të njejtën kohë çrregullime të furnizimit me ujë do të ketë edhe komuna e Drenasit”-njofton KRU “Prishtina”.

KALLXO.com është duke raportuar në vazhdimësi për situatën për shkak të përmbytjeve në vend.

Situata me vërshimet, Mehaj: FSK e gatshme t’u dalë në ndihmë qytetarëve