Gruaja nga Fushë Kosova raporton se ishte dhunuar gjatë kohës sa ishte nën ndikim të alkoolit

Një grua nga Fushë Kosovë ka raportuar në Policinë e Kosovës se përderisa ishte nën ndikim të alkoolit, dyshohet se ishte dhunuar nga i dyshuari.

Rasti ajo ka thënë se ka ndodhur më 30.12.2023 në 00:10h, ndërsa raportimi në Policinë e Kosovës është bërë dje, më 10.03.2024.

Policia ka thënë se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu është thënë se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz dhe se rasti i iniciuar si “Dhunim” është nën hetime.