Rrethohet Prokuroria e Shtetit nga forcat e rendit

Forcat e rendit janë vendosur para Prokurorisë së Shtetit për të ofruar mbarëvajtje dhe siguri gjatë protestës së Vetëvendosjes.

Nga fotot që kanë dërguar reporterët e KALLXO.com, shihen pjesëtarët e Policisë në rresht para oborrit të Prokurorisë së Shtetit.

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar protestë kundër  Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Korrupsioni në vendin tonë është shtuar e përhapur si asnjëherë më parë. Kurrë shteti i Kosovës nuk ka qenë më i kapur sesa sot. Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet e paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike’ , thuhej në njoftimin e VV-së.

 

 

https://kallxo.com/nis-protesta-e-vetevendosjes-kunder-aleksander-lumezit/