foto: Ec ma ndryshe
Rrënohet objekti në Qendrën Historike të Prizrenit, reagon shoqëria civile
Organizata “Ec ma ndryshe” ka reaguar përmes një postimin në llogarinë e saj në Facebook lidhur me rrënimet pa leje të po vazhdojnë të bëhen në Qendrën Historike të Prizrenit.
“Ec ma ndryshe” përmes njoftimit bënë të ditur se në QHP ende është duke vuajtur nga rrënimet pa leje e të (pa)qëllimshme të ndërtesave me vlerë të trashëgimisë kulturore.
Po sipas “Ec ma ndryshe” rasti i fundit është ndërtesa në rrugën ‘Berati’ ku vërehet rrënimi i gati gjysmës së ndërtesës, në enterier dhe muret e prapme të ndërtesës.
“Ky rrënim bëhet më shqetësues për faktin se kjo ndërtesë është pjesë përbërëse e projektit ‘Revitalizimi dhe integrimi socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti’ në QHP i hartuar nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren dhe EC Ma Ndryshe, përderisa është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada Britanike në Prishtinë dhe është mbështetur nga Komuna e Prizrenit”, thuhet në njoftimin e “Ec ma ndryshe”.
Javë më parë, ministri i kulturës Kujtim Gashi premtoi se rruga “Marin Barleti” në Prizren do të revitalizohet dhe do të investohen mbi 2 milionë euro.
“Ec ma ndryshe” apelon tek MKRS dhe Komuna e Prizrenit, gjegjësisht inspektoratet përgjegjëse të këtyre dy institucioneve të dalin në terren dhe të evidentojnë këto rrënime dhe të marrin masa adekuate konform ligjeve në fuqi rreth këtij fenomeni të shkatërrimit të ngadalshëm e të (pa)qëllimshëm të ndërtesave pasi humbja e vlerave të trashëgimisë kulturore është proces i pakthyeshëm.