Ec Ma Ndryshe prezanton projektin për revitalizimin e rrugës “Marin Barleti” në Prizren

Në prani të pjesëmarrësve institucional, shoqërisë civile dhe të BE-së dje është mbajtur prezantimi i projekteve zbatuese për revitalizimin e rrugës Marin Barleti dhe Kinemanë Lumbardhi në Qendrën Historike të Prizrenit (QHP).

Ky prezantim është kryer nga organizata “Ec Ma Ndryshe”, të cilët përmes një postimi në Facebook kanë thënë se qëllimi kryesor i projektit ka qenë krijimi i një shembulli pozitiv të rigjenerimit urban.

“Ky projekt do të ndikojë në ruajtjen e karakterit historik të qytetit dhe ofrimi i kushteve optimale për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe zhvillim të qëndrueshëm lokal”, thuhet tutje.

Të njëjti treguan se në vitin 2019 EC Ma Ndryshe bashkë me QRTK në Prizren kanë përfunduar hartimin e këtij projektin ideor.

“Ky projekt është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada Britanike në Prishtinë dhe është mbështetur nga Komuna e Prizrenit”, përfunduan ata.

KALLXO.com në 2019 kishte raportuar se rruga “Marin Barleti” në Prizren do të rivitalizohet dhe në të do të investohen mbi 2 milionë euro.