Rita Ora

Rita Ora Arriti në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka arritur në Prishtinë, ajo është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” .

Rita Ora në orën 15:00, bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, do e mbajë një konferencë për mediat vendore e ndërkombëtare.

Ndërsa Rita pritet të perfomojë para publikut shqiptar sonte me fillim në ora 22:00 në Prishtinë, bashkë me reperin e njohur, Ledri Vula. /21Media