Foto: Facebook/Riad Rashiti

Riad Rashiti mohon se u përlesh fizikisht me Hevzi Xhelilin

Riad Rashiti, anëtari i kryesisë së PDK-së tha përmes një reagimi se nuk është përleshur fizikisht me asamblistin, Hevzi Xhelili.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, nuk e mohoi që ka pasur tensione, por tha se nuk ka pasur rrahje me “grushte”.

“Sa i përket daljes në publik se kanë kërsitur grushtet në PDK-në e Gjilanit, kjo nuk qëndron aspak. Ka pasur tensione dhe gjuhë jo të duhur e asgjë më shumë. I kuptoj disa individë që përmes mediave, duke shpifur, synojnë denigrimin e individëve dhe të degës së PDKse. Rasti i njejtë kishte ndodhur në ditën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013, kur në portale doli lajmi që Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka u rrahen në seline e PDK-së përderisa ata pinin kafe bashkë dhe e përcillnin nga selia punën në terren. Dhe normalisht lajmi e merr dheun dhe mediat e bëjnë të veten”, ka shkruar ai.

Ai po ashtu shtoi se këto tensione janë bërë për shkak të synimit të ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa që të vjen përsëri në krye të kësaj dege.

“Synimi i shumicës së strukturës për ta ri-kthyer Qemajl Mustafën në krye të degës, me qëllim stabilizimi e përparimi, normalisht që ka frikësuar (sërish paarsyeshëm) individët e caktuar, të cilët nuk zgjedhin mënyra për ta penguar dhe ndalur këtë proces shumë të rëndësishëm për PDK-në”, tha Rashiti.

Reagimi i plotë :

Pas daljes në ndonjë portal, ndjehem i detyruar të reagoj (me qëllim sqarimi për strukturën e PDK dhe për publikun) lidhur me zhvillimet e fundit në procesin zgjedhor të PDK-së në Gjilan.

Ashtu qysh dihet botërisht, dega e PDK-së në Gjilan ka disa vite që është në gjendje të keqe. Tash, me nisjen e procesit zgjedhor tensionet janë në rritje të paarsyeshme. Këtë e bëjnë sidomos disa individë që po e shohin fundosjen politike me ç’kapjen e paevitueshme të degës së PDK-së e që është proces fare normal përgjatë rrugës reformuese të saj.

Jo lehtë ka nis procesi zgjedhore më degën e Gjilanit. Ata që ia kanë shkaktu 4 palë humbje të zgjedhjeve lokale dhe nacionale, dhe ata që e kanë mjelë për 20 vite degën e PDK-së, janë duke i bërë përpjekjet që edhe njëherë ta mbajnë degën në pronësi ekskluzive për veti.

Synimi i shumicës së strukturës për ta ri-kthyer Qemajl Mustafën në krye të degës, me qëllim stabilizimi e përparimi, normalisht që ka frikësuar (sërish paarsyeshëm) individët e caktuar, të cilët nuk zgjedhin mënyra për ta penguar dhe ndalur këtë proces shumë të rëndësishëm për PDK-në.

Sa i përket daljes në publik se kanë kërsitur grushtet në PDK-në e Gjilanit, kjo nuk qëndron aspak. Ka pasur tensione dhe gjuhë jo të duhur e asgjë më shumë. I kuptoj disa individë që përmes mediave, duke shpifur, synojnë denigrimin e individëve dhe të degës së PDKse. Rasti i njejtë kishte ndodhur në ditën e zgjedhjeve lokale të vitit 2013, kur në portale doli lajmi që Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka u rrahen në selinë e PDK-së përderisa ata pinin kafe bashkë dhe e përcillnin nga selia punën në terren. Dhe normalisht lajmi e merr dheun dhe mediat e bëjnë të veten.

Shumë me keq ardhje e them, që këtë gjendje të rëndë tensionuese për shumë vite në degën e Gjilanit, e krijon ndonjë individ që me vite merret ne tinzia e me dallavere nga prapaskenat. Këta, në vazhdimësi manipulojnë përmes disa personave që janë në strukturat e degës. Me këto veprime e me këto ndërskamca kanë fyer, kërcënuar dhe tashmë kanë përzënë shumë aktivistë nga partia.

Unë besoj që këto fërkime që unë i quaj normale gjatë procesit zgjedhor, do të sjellin suksesin e PDK-së në Gjilan, pas përfundimit të procesit zgjedhor e tutje.
Pavarësisht këtyre tendencave ne do të jemi bashkë, do të dalim të fortë dhe patjetër fitues edhe këtu brenda në degë e sidomos në garën për komunën dhe kuvendin e Kosovës.