ARKIV - Rashit Qalaj, Policia e Kosovës. Foto: Kallxo.com

Rashit Qalaj largon Nazim Sahitin nga krimet ekonomike

Bashkim Spahiu është emëruar sot Drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar vet Spahiu.

“Po, është e vërtetë se jam emëruar sot”,  tha Spahiu për KALLXO.com

Kur është pyetur nëse ka punuar më herët në sektorin e Krimeve Ekonomike, Spahiu ka thënë se nuk dëshiron të deklarohet.

“Në këtë fazë mjafton të ju konfirmoj se jam emëruar”, është shprehur Spahiu.

Deri më tani në pozitën e Drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë  e Kosovës ka qenë Nazim Sahiti.

Sahiti ishte i përfshirë në sulmin ndaj ish drejtorit të Telekomit, Agron Mustafa.

Mustafa me 31 dhjetor në një konferencë për media kishte thënë se Sahiti së bashku me policin Avni Berisha i njohur si “Tarkani” e kishin sulmuar në mes të ditës pa ndonjë arsye.

Tutje, në deklaratën para prokurorisë, ish drejtori i Telekomit, Agron Mustafa kishte tërhequr akuzat për Nazim Sahitin duke i vënë fajin vetëm “Tarkanit”

https://kallxo.com/zyrtare-ipk-nuk-heton-nazim-sahitin-per-sulmin-ndaj-agron-mustafes/

 

https://kallxo.com/dy-versionet-e-agron-mustafes-per-nazim-sahitin-per-sulmin-e-dhjetorit/

https://kallxo.com/ministri-pret-perfundimin-e-hetimeve-per-rastin-e-agron-mustafes/

https://kallxo.com/ekskluzive-aktakuza-ndaj-tarkan-it-deklaratat-e-agron-mustafes-shfajesuan-nazim-sahitin/

 

 

 

 

 

.