IPK-ja nis hetimet për policin që dyshohet se goditi me veturë një këmbësore në Fushë Kosovë

Inspektoriati i Policisë së Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka nisur hetimet për zyrtarin policor që dyshohet se ka goditur një këmbësore në Fushë Kosovë.

Në një përgjigje për KALLLXO.com, IPK-ja ka thënë se rasti është duke u hetuar.

“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor. Nga hetuesit e IPK-së janë ndërmarrë veprime hetimore si dhe është kontaktuar prokurori kujdestar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigje.

KALLXO.com mëson se zyrtari policor është Shefi i Krimeve Ekonomike, Bashkim Spahiu.

Personi i aksidentuar është dërguar me autoambulancë në QKUK Prihtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e Trafikut Rajonal në Prishtinë, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Shefi i Krimeve Ekonomike të Policisë dyshohet se goditi me veturë këmbësorin në Fushë Kosovë