Pasuria e Drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës

Drejtori i Krimeve Ekonomike, Bashkim Spahiu, ka deklaruar se pasuria e tij e paluajtshme e cila përbëhet nga një banesë, një shtëpi, një tokë dhe një pyll, të gjitha në emër të tij, kapin vlerën e 163 mijë euro.

Gjithashtu Spahiu ka deklaruar se te pasuria e luajtshme hynë dy vetura, njëra e dhuruar nga vëllai në vlerë 4 mijë euro, një e blerë në vlerë 5 mijë euro dhe pajisje bujqësore në vlerë 6 mijë euro, e në total 15 mijë euro.

Drejtori i Krimeve Ekonomike ka deklaruar se mban 750 euro para kesh në bankë ndërsa ka marrë kredi për rregullim të banesës në vlerë të 10 mijë e 486 eurove.

Paga e Spahiut në Policinë e Kosovës sipas deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit është 1 mijë e 85 euro neto ndërsa ka marrë edhe pagë për pjesëmarrje në panel të PK-së në vlerë të 200 eurove.

Në emër të bashkëshortes ka deklaruar se merr pagë mujore në vlerë të 500 eurove ndërsa pensionin e prindit e ka deklaruar në vlerë të 448 eurove.