Raportimi i Qytetarit i Bën Semaforët Funksionalë

Një fotografi e një qytetari e raportuar në KALLXO.com dëshmonte se semaforët përballë ndërtesës kryesore të PTK-së në Prishtinë po funksiononin sot gjatë ditës.

Mujë Berisha, qytetar i Prishtinës, tha për KALLXO.com se prishja e semaforëve  paraqet rrezik për këmbësorët.

“Semafori është diçka shumë i mirë për të gjitha automjetet por posaçërisht për këmbësorët. Aty ku nuk ka semafor është paksa e frikshme, duhet pasur kujdes”, tha ai.

Qytetari tjetër Rexhep Bajrami tha se kur të ndalet semafori, këmbësorët nuk mund ta kalojnë lirshëm rrugën.

“Po është i nevojshëm për këmbësorë se çdo herë kur ndalet kështu nuk mundemi me kalu. Tani po duhet me kalu drejtpërdrejt “, tha ai

KALLXO.com ka kërkuar përgjigje nga zyrtarët komunalë lidhur me mosfunksionimin e semaforëve.

Pas pyetjeve që KALLXO.com i ka dërguar te zyrtarët komunalë, semaforët janë funksionalizuar brenda ditës.

Miranda Mullafazliu, zëdhënëse në Komunën e Prishtinës, tha për KALLXO.com, se shkaku i mosfunksionimit të semaforëve ka qenë problemi me rrymën.

“Semaforët kanë pas një problem teknik me rrymën”, tha ajo.

Mullafazliu tregoi gjithashtu se komuna ka intervenuar menjëherë dhe i ka funksionalizuar semaforët.

“Është intervenuar menjëherë dhe tani janë në funksion”, tha zëdhënësja e komunës.

Ekipi i KALLXO.com sërish brenda kësaj dite ka shkuar për t’i vizituar semaforët dhe ata ishin duke punuar.