Ramiz Lladrovci dhe Premtimet e Tij për Drenasin

“Unë i premtoj Drenasit që përveç investimet kapitale që i ka të parapara për kokë banori që janë 3.5 milionë do t’i sjell nga buxheti qendror edhe 9 milionë euro. Këto investime kanë me shku në infrastrukturë rrugë, asfaltime, kanalizime e ujëra të zeza, rregullimin e parkut, për shkolla për shëndetësi. Unë këto premtime që i jap edhe i realizoj. Përveç këtyre unë do të sjell edhe investime të tjera investime të kapitalit të huaj dhe vendor të cilat do të shpërbejnë për qytetarin dhe do ta zbusin papunësinë në Drenas”, tha Lladrovci.

Këtë deklaratë ai e dha në debatin për Drenasin të moderuar nga Jeta Xharra me kundër kandidatin e tij, me të cilin shkoi në balotazh për kryetar të komunës.

Balotazhi për kryetar të komunës së Drenasit mbahen më 18 dhjetor.

Në këto zgjedhje kandidojnë Ramiz Lladrovci (PDK) dhe Isa Xhemajlaj (NISMA) të cilët fituan më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 4 dhjetor.

Debatin e plotë Lladrovci- Xhemajlaj mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: