Foto: PVD Bujanoc/Facebook

Ragmi Mustafa zgjidhet kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Ragmi Mustafa është zgjedhur kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas njoftimit të Partisë për Veprim Demokratik, me 8 vota për, dhe asnjë kundër përfaqësuesit e Listës zgjedhore të PVD-së dhe PDSH-së, kanë zgjedhur Ragmi Mustafën për kryetar të ri të KNSH-s֝ë.

“Në mbledhjen e cila po vazhdon, për zv/kryetar të KNSH-së u zgjedh Enver Memeti, nga radhët e PDSH-së”, është thënë në komunikatën e PVD-së dega Bujanoc.

Tutje, thuhet se “përkundër ftesave publike që të marrin pjesë në bashkëqeverisje, në seancë nuk po marrin pjesë përfaqësuesit e APN, PD dhe LR PDSH”.

Ky këshill merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve në Serbi, specifikisht, simbolet shqiptare, gjuhën dhe shkrimin shqip, arsimin dhe informimin.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi edhe për premtimet e kandidatëve për kreun e Këshillit Nacional Shqiptar në Serbi.

https://kallxo.com/premtimet-e-kandidateve-per-kreun-e-keshillit-nacional-shqiptar-ne-serbi/

https://kallxo.com/ragmi-mustafa-u-ben-thirrje-te-gjitha-partive-te-bashkohen-per-interesin-e-keshillit-nacional/