Foto: ZKM

Qeveria ndan mbi 31 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Qeveria e Kosovës ka ndarë 31 mijë e 530 euro për mbështetje të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësuesit e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Këtë vendim Qeveria e mori në mbledhjen elektronike të mbajtur sot, më 26.03.2024.

Ky vendim thuhet se është marrë me qëllim të përkrahjes së aktiviteteve avokuese për çështjen e popullit shqiptar të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, para institucioneve të Bashkimit Europian, dhe kompensimit të mjeteve të zvogëluara nga Qeveria e Serbisë përmes ndarjes buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar.

Këshilli Kombëtar Shqiptar merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve në Serbi, specifikisht, simbolet shqiptare, gjuhën dhe shkrimin shqip, arsimin dhe informimin.