Qeveria zyrtarisht pezulloi ndërtimin e HC-ve në Lumbardhin e Pejës

Është zhvilluar takimi i komitetit ndërministror për çështjen e projektit të përfolur rreth investimeve mbi energjinë e ripërtritshme në Lumbardhin e Pejës.

Anëtari i këtij komisioni, i deleguar nga Ministria e Financave, zëvendësministri Fatmir Gashi, ka bërë të ditur se është arritur që nga sot edhe zyrtarisht të pezullohet puna e këtij Komiteti dhe rrjedhimisht me të edhe çështja e projektit të Lumbardhit.

“Qytetarë të nderuar, sapo u mbajt takimi i Komitetit Ndërministror për projektin e Lumbardhit me ç ‘rast, sipas kërkesës së kryeministrit Haradinaj, reagimit tonë në komision e i cili reagim pasoj edhe me reagimin mbarë qytetarë, u vendos edhe zyrtarisht që të pezullohet puna e këtij Komisioni, që rrjedhimisht nënkupton edhe pezullimin e të gjitha procedurave për projektin e Hidrocentralit në Lumbardh”, ka shkruar Fatmir Gashi.

Kohëve të fundit u debatua shumë për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardhin e Pejës, por që u përcoll me protesta të shumta të banorëve. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj më 25 shkurt ka kërkuar ndërprerjen e ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh.

Ky projekt ka filluar në 18 tetor 2013 në një marrëveshje mes komunës dhe kompanisë KelKos për ndërtimin e pesë hidrocentraleve në fshatrat e Rugovës për rreth 120 milionë euro.

 

Emisoni Jeta në Kosovë javën e kaluar trajtoi tentimet e institucioneve për ta shkatërruar Lumbardhin e Pejës me ndërtimin e Hidtrocentraleve.

Lumbardhi pa Gypa

.