Lumbardhi pa Gypa

Të enjten në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua debati rreth çështjes së iniciativës për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lumbardh të Pejës.

Në këtë debat, përfaqësues të qeverisë së Kosovës, komunës së Pejës, Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe përfaqësues të shoqërisë civile flasin për rreziqet që bart mbi vete ideja për ndërtimin e hidrocentralit mbi Lumbardh nga kompania KELKOS.

Në këtë debat marrin pjesë: Fatmir Matoshi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Valdrin Lluka, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Gazmend Muhaxheri, kryetar i komunës së Pejës; Afrim Ajvazi nga ZRrE; Adriatik Gacaferi nga shoqëria civile dhe Viktor Berishaj, hulumtues.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.