Fatmir Gashi, AAK, Pejë. Foto: Atdhe Mulla

Zv/ministri i AAK-së kundër ndërtimit të hidrocentralit në ‘Lumbardh’ të Pejës

Zëvendësministri i Financave, i cili vjen nga radhët e AAK-së, Fatmir Gashi është shprehur kundër ndërtimit të hidrocentralit në grykën kryesore të Lumbardhit në Pejë.

Gashi në një përgjigje për KALLXO.com, ka thënë se nuk e ka nënshkruar projektin e kompanisë austriake “KelKos-Energy Peja”, e cila planifikon ndërtimin e ndërtimin e hidrocentraleve për prodhimin e energjisë në rrjedhën kryesore të ‘Lumbardhit’.

“Jo nuk e kam nënshkruar dhe nuk e votoj e as nënshkruaj”, ka thënë shkurt zëvendësministri për KALLXO.com.

Përveç Gashit, kundër projektit në fjalë ka dalë edhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri përmes një letre drejtuar ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka treguar se Kuvendi Komunal i Pejës ka miratuar Planin e Zhvillimit Komunal që ndalon çdo lloj investimi të tillë nga ky investitor, sepse siç thuhet në letër, kjo kompani ka shkaktuar dëme të mëdha për ambientin në Grykën e Deçanit.

 

https://kallxo.com/planifikohet-investim-prej-225-milione-eurove-ne-energji/

 

https://kallxo.com/gazmend-muhaxheri-kunder-ndertimit-te-hidrocentralit-ne-gryken-kryesore-te-lumbardhit/

.