Foto: Ilustrim

Qeveria Shpronëson Toka për Rrugë e Kufi

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, mes 10 pikave të rendit të ditës katër nga to ishin për shpronësim të pronave të paluajtshme.

Gjatë mbledhjes u miratua propozim vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të paluajtshme të ish Ndërmarrjes Shoqërore “Sharrprodhimi” prona këto të cilat preken nga realizimi i projektit për ndërtimin e qendrës së komunitetit dhe ndërtimin e shtëpisë së kulturës për nevojat e qytetarëve të fshatit Restelicë në komunën e Dragashit.

Shpronësim të pronave të paluajtshme do të ketë edhe në ato prona ku preket ndërtimi i rrugës regjionale Deçan- Kozhnjer, zona kadastrale Hulaj, në Komunën e Deçanit.

Shpronësim të pronave do të ketë edhe në ato pjesë ku prek ndërtimi i Stacionit Policor të Komunës së Zubin Potokut.

Në këtë mbledhje u miratua edhe propozimi për shpronësim të pronave të paluajtshme të pronarëve të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit (IBM) në pikën kufitare në Merdar, në Komunën e Podujevës.