Parku Arkeologjik 'Ulpiana'. Foto: KKTK

Qeveria nis procedurat për shpronësime në parkun arkeologjik ‘Ulpiana’ dhe për rrugën Prizren – Tetovë

Qeveria e Kosovës ka filluar procedurat për shpronësimin e pronave në parkun arkeologjik ‘Ulpiana’ në Graçanicë, si dhe për pronat që preken për rrugën Prizren – Tetovë.

Kërkesën e ka bërë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka bërë të ditur se kërkesa për parkun ‘Ulpiana’ ka ardhur nga Ministria e Kulturës.

Ndërsa në lidhje me pronat që preken nga projekti i rrugës Prizren – Tetovë, kryeministri Albin Kurti tha se rruga paraqet rëndësi strategjike për Kosovën.

“Departamenti i shpronësimit ka pranuar kërkesën për inicim të procedurës së shpronësimit për pronat qe preken nga ndërtimi i këtij projekti. Departamenti i shpronësimit ka konstatuar përmbushjen e procedurave ligjore dhe kërkon nga qeveria që të nxjerrë vendim, me të cilën vazhdohet tutje me procedura për shpronësim” – tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Gjatë një vizite në Prizren në gusht të këtij viti, kryeministri Kurti kishte thënë se në bazë të parallogaritjeve, rruga Prizren – Tetovë do të kushtojë rreth 200 milionë euro.

Sipas tij, rruga Prizren-Tetovë që nëpër Prevallë e Glloboçicë është e gjatë 113 kilometra dhe tani i merr më shumë se dy orë e gjysmë udhëtim do të jetë më e shkurtër se 50 kilometra e do të përshkohet për dukshëm më pak se një orë.

Kurti jep detaje për koston dhe ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë