Qeveria merr kredi 10 vjeçare prej qytetarëve dhe bizneseve

Republika e Kosovës për herë të parë do të emetoi obligacione me kohëzgjatje prej 10 vjetëve. Ministria e Financave ankandi për këto obligacione do të mbahet me 30 korrik 2018, i cili zhvillohet përmes Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi fiks i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite), i pagueshëm çdo 6 muaj dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në Komunikatën e Ministrisë së Financave.

Në këtë instrument financiar kanë mundësi të investojnë edhe individët dhe subjekteve që kanë plane për kursime më afatgjata.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ministria e Financave ka rekomanduar që do të kontaktohet me ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.