Qeveria me memorandum bashkëpunimi për personat e pagjetur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me drejtoreshën e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Pagjetur, Ketrin Bomberger.

Siç njofton Haradinaj në rrjetin social ‘Facebook’, ky memorandum nënkupton angazhimin e kërkimit të personave që ende janë të zhdukur dhe ku marrin obligime të ndërsjella për bashkëpunim për zbardhjen e kësaj çështjeje.

“Lajm i mirë anëtarësimi i Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Pagjetur. Po sot, me drejtoreshën e Përgjithshme të këtij komisioni, Ketrin Bomberger nënshkruam edhe një memorandum bashkëpunimi në angazhimin e kërkimit të personave që ende janë të zhdukur dhe ku marrim obligime të ndërsjella për bashkëpunim për zbardhjen e kësaj çështjeje. Kësisoj po vazhdon një traditë e punës që është edhe pjesë e procesit të Berlinit dhe e zhvillimeve të deritashme”, ka shkruar kreu i ekzekutivit.