Qeveria ‘mbyll sytë’ ndaj rrezikut për katastrofë ambientale në Mirash

Me gjithë raportet e shumta nga ekspertët për rreziqet ambientale nga keqmenaxhimi i deponisë së mbeturinave në Mirash, për qeverinë e Kosovës ajo mbetet ‘prioritet’ vetëm deklarativisht.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, shkencëtarë të fushës treguan se Kosova është afër një ‘katastrofe ambientale’ si shkak i rrezikut të ndotjes së ujërave nëntokësorë në Mirash.

Një raport i tillë ishte bërë edhe në vitin 2010 dhe që nga atëherë po pritet veprim nga Qeveria e Kosovës.

Ish- Ministri i Ambientit, Ferat Shala në vitin 2016 kishte thënë se ka një plan konkret për veprim emergjent në këtë deponi.

“Muajin e kaluar kemi arritur një marëveshje me donatorë gjermanë që në vitin 2017 do të përfitojë direct Ministria e Mjedisit 8 milonë euro grande që janë ekskluzivisht të parapara për prioritetin numër tre në Ministrinë e Mjedisit, gjegjësisht mbetjet urbane”, kishte thënë Shala.

Megjithatë  edhe këto ditë, në vitin 2018 sipas Ministrisë nuk ka zhvillime në drejtim të rehabilitimit dhe parandalimit të rreziqeve në këtë deponi.

Në këtë emision, shkencëtarë dhe zyrtarë flasin lidhur me gjendjen e deponisë së mbeturinave në Mirash dhe masat që duhet ndërmarrë për evitimin e një katastrofe ambientale.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: